Klubi anglez, Liverpooli ka prezantuar tashmë fanellën e parë zyrtare për sezonin e ardhshëm 2023/24.
Kur po vjen fundi i sezonit aktual dhe po afrohemi me sezonin e ri, klubet zakonisht prezantojnë fanellat për sezonin e ardhshëm.
Një gjë të tillë e ka bërë edhe klubi i madh anglez, Liverpooli, i cili ka prezantuar fanellën e parë apo atë që njihet si fanellat e ndeshjeve si vendas.
Fanella vjen si nderim për një legjendë, ngjyra e kuqe është dominuese, me kombinim të bardhë dhe disa detaje tjera për të cilat ka njoftuar faqja zyrtare e Reds.
“Liverpool FC ka zbuluar fanellën e re të shtëpisë për sezonin 2023/24, e cila i bën nderim sezonit të fundit legjendar të Bill Shankly në krye të Reds 50 vjet më parë”.
“Një komplet ikonik i ri-imagjinuar, është një dizajn klasik në të kuqe të ndezur të Liverpoolit me jakë dhe pranga me kontrast të bardhë, i frymëzuar nga skuadra e Shanklyt, e fituesve të Kupës FA në sezonin 1973/74”.
“Në anën e pasme të fanellës, emblema 97 e mbështjellë nga flakët e përjetshme qëndron me krenari në kujtim të atyre fëmijëve, grave dhe burrave që u vranë në mënyrë të paligjshme si rezultat i fatkeqësisë së Hillsborough”, thuhet në njoftim.
Mohamed Salah, Darwin Nunez, Luis Diaz, Jordan Henderson, Coady Gakpo dhe Virgil Van Dijk ishin disa nga lojtarët që prezantuan fanellën e re gjatë foto sesionit.