Të bëhet nënë, është një nga dëshirat kryesore të Kiara Titos, tashmë që “BIg Brother VIP” përfundon dhe ajo mund të vazhdojë romancën jashtë shtëpisë më Luiz Ejllin.
As një emision i ëndërruar në Top Channel nuk është më në planet e saj, edhe pse kjo ka qenë një prej arsyeve që ajo vendosi të hynte në këtë reality shoë.
E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Më lër të flas”, moderatorja tregon planet për të krijuar familje.
“Nuk e kisha menduar kurrë që do të hyja në ‘Big Brother’, aq më tepër që do të gjeja dashurinë e jetës. Gjëja që mendoj çdo ditë tani është që më ka hipur një dashuri të madhe për të krijuar familje dhe mezi po pres të bëhem nënë. Është gjëja që e kam kryesore. Shoh video me beba në ‘Instagram’.”
Kiara tha po ashtu, duke surprizuar jo pak ndjekësit, se ishte e gatshme që të jetonte në një shtëpi me nënën e Luizit, duke thënë se ajo do të ishte një mbështetje për rritjen e fëmijëve të saj.
Kiara dhe Luizi u njohën me njëri-tjetrin gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP 2”. Çifti shfaqën ndjenjat dhe mes tyre nisi një romancë, që kurorëzohet këtë të shtunë, me një martesë, që do të transmetohet ‘live’ gjatë finales së “Big Brother VIP”.