Familja mbretërore britanike është sot në kryetitujt ndërkombëtarë, teksa kurorëzimi historik i Mbretit Karl dhe Mbretëreshës Kamilla u zhvillua në Westminster Abbey.
Kamera ka kapur një moment të butë mes Princeshës Charlotte dhe Princeshës Kate që mbërritën në ceremoni me fustane dhe aksesorë flokësh. Mami dhe vajza buzëqeshën përpara se të hapnin librat e himneve të ceremonisë.
Princesha Charlotte, 8 vjeç, ishte e vetmja që u ul mes prindërve të saj, Princit William dhe Kate Middleton, pasi vëllai i saj i vogël, Louis, u largua herët nga ceremonia për shkak të moshës së tij të vogël. Princi George nga ana tjetër kishte rolin e nderit dhe u përfshi aktivisht në këtë proces.