Një kalimtar i rastit ka gjetur orët e para të mëngjesit një foshnje rreth 2 muajshe të braktisur në një lagje të Golemit.
Menjëherë ka lajmëruar policinë dhe ambulancën të cilët e kanë dërguar drejt urgjencës së spitalit të Durrësit.
Foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë po punohet për gjetjen e nënës.
Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e saj.