Dragos Daniel Marcu, një i pastrehë rumun me precedent të ndryshëm, pak ditë më parë kreu krimin ndaj 16-vjeçares në një zonë të braktisur.
Pasi sulmoi të dashurin e saj 18-vjeçar dhe e la pa ndjenja, ai rrëmbeu vajzën dhe abuzoi seksualisht me të.
16-vjeçarja është gjetur ditën e nesërme në mëngjes, duke u endur në një rrugë fshati të pistë me baltë, pas kësaj, ajo është dërguar në spitalin Santa Maria Goretti, ndërkohë ka qenë në kërkim të autorit.