Është djegur gjatë natës makina e kandidatit socialist për kryebashkiak në Has, Beqir Mulaj.
Makinës i është vënë zjarri, dyshohet qëllimisht në parkingun e banesës.
Në vendngjarje kanë mbërritur hetuesit dhe grupi hetimor, si dhe vetë Mulaj.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja është e qëllimshme dhe vjen vetëm 4 ditë përpara zgjedhjeve lokale të së dielës.
Ky nuk është rasti i parë që Mulaj bëhet protagonist në këtë fushatë, pasi në nisje të këtij muaji elektoral ai u akuzua nga kundërshtari për blerje votash, me shpërndarjen e pakove me ushqime për familjet e varfra.