Arsenali nuk do të qëndrojë në rrugën e Granit Xhakës nëse ai kërkon të largohet këtë verë.
Me pak më shumë se një vit për të vazhduar kontratën e tij me Topçinjtë, zvicerani ka tërhequr interes nga Bayer Leverkusen.
TMW raporton se Arsenali është i gatshëm të shesë Xhakën për 10 milionë euro, megjithëse Bayer shpreson të flasë më tej për uljen e çmimit.
Nga ana e tij, Xhaka është i hapur për t’u rikthyer në Gjermani me gruan Leonita të etur për të zhvendosur familjen e tyre në shtëpi.
Mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane edhe në të kaluarën ka luajtur në Bundesligë, pasi ishte pjesë e Borussia Monchengladbachut.
Pikërisht nga ky ekip, Xhaka i ishte bashkuar Arsenalit, ndërsa në verë pritet të zgjidhet e ardhmja e tij.