Kryeministri Edi Rama së bashku me gruan e tij, Lindën, i janë drejtuar qendrës së votimit në Surrel, ku votimi nisi me vonesë për shkak të prishjes së pajisjes PEI.
Rama ka pasur një bisedë të shkurtër me deputetin socialist Xhemal Qefalia, i cili mbulon edhe zonën e Dajtit.
Rama iu bëri thirrje qytetarëve që janë ndeshur me problematika, si pasojë e mosfunksionimit të pajisjeve PEI, të që rikthehen edhe njëherë në qendrat e votimit.
‘’Janë thënë të gjitha ato që ishin për të thënë, shpresoj shumë që situata e krijuar nga KQZ të mos ketë ndikuar në votimin e qytetarëve, që kanë shkuar që në fillim, në ato zona ku nuk punuan aparaturat. Të gjithë ata që janë dekurajuar të rikthehen, në mënyrë që vullneti të shprehet i plotë’, tha Rama gjatë fjalës së tij, ndërsa refuzoi që ti përgjigjej pyetjes për deklaratat e Berishës, se sistemin e KQZ e kanë dëmtuar hakerat e qeverisë.
“Unë do ti përgjigjem kësaj…”, tha me humor Rama.