Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë, ndërsa një i mitur është proceduar, pasi akuzohen për nëj sërë vjedhjesh në Tiranë.
Sipas njoftimit të uniformave blu mësohet se shtetasi E. G., 20 vjeç, banues në Tiranë, dhe një 16-vjeçar kanë vjedhur 7 monopatina, në zona të ndryshme të Tiranës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 monopatina të dyshuara të vjedhura, ndërkohë vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.
Njoftimi i plotë:
Tiranë
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar “Stop”, për zbardhjen e 7 rasteve të përsëritura të vjedhjes së monopatinave.
Arrestohet autori i dyshuar i këtyre 7 rasteve, procedohet penalisht bashkëpunëtori i tij.
Sekuestrohen 2 monopatina të dyshuara të vjedhura.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të denoncimeve të qytetarëve të ndryshëm, për raste të vjedhjes së monopatinave të tyre, me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Stop”.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi E. G., 20 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një të mitur 16-vjeçar.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë 2 muajve të fundit, kanë vjedhur 7 monopatina, në zona të ndryshme të Tiranës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 monopatina të dyshuara të vjedhura.
Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Lojtës Videosh