Byakuya.” Kjo është akullorja më e shtrenjtë në botë. Nëse dikush dëshiron të provojë një pjesë të markës japoneze të akullores ‘Cellato’, duhet të harxhojë goxha pasi kostoja e saj shkon në 6700 dollarë.
Delikatesa e ngrirë, e cila tashmë ka nderin e saj në Librin e Rekordeve Guinness, është e pasur me proteina, siç raporton gazeta amerikane “New York Post”.
Akullorja më e shtrenjtë në botë përbëhet nga një bazë qumështi, dy lloje djathi, të verdha veze dhe sake. Ka djathë parmixhano, tartuf të bardhë, vaj tartufi dhe fletë ari.
Akullorja nuk është shumë e ëmbël, shija e saj është e veçantë dhe disponohet e paketuar në një kuti të zezë elegante.
Paketa përfshin një lugë metalike të punuar me dorë të krijuar nga artizanë që përdorin materiale për ndërtimin e tempujve dhe faltoreve.
Një akullore 130 ml Byakuya gjendet aktualisht në faqen e internetit të kompanisë japoneze ‘Cellato’.