Partia “Aleanca Demokristiane e Shqipërisë”, ka ankimuar në KAS rezultatin e zgjedhjeve për Këshillin e Bashkisë Pukë.

Subjekti Zgjedhor, paraqet në ankesë që kanë qenë fitues të një mandati për këshilltar gjatë numërimit të votave deri në orën 11:00 të ditës së martë të datës 16.05.2023.

Pas këtij orari, në sistemin online të KQZ-së, mandati i tyre i këshilltarit është fshirë prej sistemit duku i kaluar subjekteve të tjera zgjedhore.

Në ankimim, evidentohen dhe raste problematike në numërim dhe në hartimin e proceseve verbale. Kjo sipas tyre e informuar prej 3 vëzhguesve në 3 tavolinat e numërimit, kjo konkretisht me përcaktimin e saktë të votave të pavlefshme.

Kujtojmë këtu, se palë të ndryshme nga opozita kanë denoncuar edhe në SPAK, problematikat e zgjedhjeve të 14 Majit.