Nga Erion Murataj!
Shumë s’do ta kuptojnë këtë titull! Por kam përshtypjen që shumë e kanë lexuar historine “Njëra nga ato”. Se di pse mu kujtua ajo prozë dhe Lukja pasi pash reagimet e opozitës për rezultatin e Elbasanit. Në fakt nuk doja të komentoja asgjë për atë proces pasi e vetmja gjë e mënçur që duhet bërë mbi rezultatin është reflektimi I thellë.
Po kuitja si ajo e Lukes më bëri ti shkruaj disa rreshta. Ashtu si Lukja, opozita ç’nderoi veten me figurat dhe aleancat e pandera e fiktive që bëri. Ashtu si Lukja viktimizimi dhe shitja e kollonave morale e bëri opozitën të ulej në prehrin e çerrave të Taulant Ballës ndoshta me shpresën se do mbarsej mali e s’do pillte një mi edhe pse çiftëzimi ishte bashkim zvarranikësh të pazarit të 2021 me kurbanin e Pjerin Xhuvanit.
Çjerrja pas abortit I ngjason asaj të Lukes që dhe pse qejfi ia kishte qante për forcë zakoni pasi mbaronte punë. Unë kuptoj shumë gjëra nga e gjithë ajo çfarë ndodhi por një pjesë më mungon në puzzle. Kur do fillojnë të mendojnë për njerzit ata që dhe pse e shohin qartë se Lukja është modeli opozitës vetëm për qëndresë vazhdojnë I besojnë? Që Lukja nuk mund të qepet kjo dihet por e ka detyrë morale të përfaqësojë qytetarët që I besuan?