36-vjeçarja me inicialet A.N është gjetur pa shenja jete nga nëna e saj.

Rreth orës 18:00, 36-vjeçarja banuese në Texas është gjetur nga nëna e saj në hostelin ku banonte me qira, në lagjen “Tre heronjtë”, në Shkodër.

Sipas informacioneve, dyshohet që 36–vjeçarja ka humbur jetën, për shkak të një mbidoze ilaçesh.

Njoftimi i Policisë: Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ka marrë njoftim se në lagjen “Tre Heronjtë”, në hostelin ku banonte me qira, është gjetur nga nëna e saj, pa shenja jete, shtetasja A. N., 36 vjeçe, banuese në Texas, SHBA.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nga këqyrja paraprake e trupit të 36-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasja A. N. ka humbur jetën, për shkak të një mbidoze ilaçesh.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje