Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Elbasanit kryen arrestimin e shtetasit E. A., 43 vjeç, banues në Elbasan, sepse ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale pasi 43-vjeçari drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin B. F., 44 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Q. B., 30 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mbikëqyrës punimesh i një firme ndërtimi, pasi dyshohet se për shkak të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, është dëmtuar gjatë procesit të punës, punëtori i së njëjtës fimë, shtetasi B. M., 60 vjeç, i cili po merr aktualisht asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh, në vijim të kontrolleve me fokus parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, konstatuan një tjetër rast të prerjes së kundërligjshme të drurëve, rast për të cilin u referuan materialet në
Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasin A. H., 30 vjeç, pasi u kap nga shërbimet, duke transportuar me fugon, i papajisur me dokumentacionin përkatës, 10 m3 dru zjarri.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./