Salla Operative e DV Policisë Berat, ka dhënë njoftimin se si pasojë e reshjeve të shumta, është kërkuar ndihmë nga disa familje në fshatin Perondi dhe lagjen 1 Maji në Bashkinë Kuçovë.

Sipas njoftimit, reparti i MZSH i Bashkisë Kuçovë është vënë në gatishmëri, sikurse dhe forca të Komisariatit të Policisë Kuçovë, gjithashtu dhe punonjës të shërbimeve të bashkisë.

Deri më tani raportohet, për rreth 15 banesa me prezencë uji në lagjen 1 Maji.

Shërbimet zjarrfikëse dhe të bashkisë janë duke punuar me pompa thithëse për largimin e ujit.