OSHEE ka bërë me dije përmes një njoftimi se disa zona në kryeqytet kanë mbetur pa energji elektrike, si pasojë e një aksidenti me makinë. Siç shihet dhe nga pamjet automjeti i cili gjendet në karrotrec ka rrëzuar përtokë shtyllën e tensionit duke lënë pa energji zonën e Lundrës, Dajias Gurrë e madhe dhe Gurrë e vogël.

Si pasojë e aksidentit nuk ka patur lëndime në njerëz por vetëm dëme material, ndërkohë që punonjësit e OSHEE po punojnë për riparimin sa më shpejtë të defektit.

Njoftim i OSHEE:

Për shkak të një aksidenti ku një makinë është përplasur me shtyllën, në një nga fiderat e NST Farkë janë këputur përcjellësat duke lene pa energji zonën e Lundrës, Dajias Gurrë e madhe dhe Gurrë e vogël. Grupet e avarisë së OSSH janë në terren e po punojnë për riparimin sa me shpejt të defektit.

Faxweb.al