Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një 50-vjeçar vrau partneren e tij dhe më pas tentoi t’i jap fund jetës së tij.
Ngjarja ka ndodhur në Piemonte ku më pas burri u dërgua në spital. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Mësohet se burri vuante nga depresioni. Sakaq autoritetet italiane kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.