SHKODËR- Një armë zjarri, e cila dyshohet të jetë përdorur në ngjarje kriminale është zbuluar në një shtëpi në Shkodër.

Policia thotë se po bëheshin përpjekje që arma e zjarrit, tip automatik të fshihej në një pjesë të murit brenda rrethimit të shtëpisë në lagjen “Skënderbeg”.

Gjatë kontrollit në banesë është gjetur një i moshuar, i cili është proceduar në gjendje të lirë për shkak të moshës.

Arma e zjarrit pritet të dërgohet në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme./n.m. abcnews.al