Atmosferë elektrizuese në ‘Stadiumi ‘Air Albania’, ku pas pak do të luhet sfida për Euro 24, ku Shqipëria do të përballet me Moldavinë.
Tifozët kuqezi kanë kënduar këngë patriotike, siç është ajo për legjendarin Adem Jashari, ndërsa në duar mbajnë edhe flamuj me foton e tij.
Ky veprim i tifozëve vjen në shenjë solidariteti me Kosovën, e cila prej disa ditësh është në shënjestër të akuzave të Beogradit zyrtar, por edhe të ndërkombëtareve për shkak të tensioneve në rritje në veri të territoreve saj.