Krujë/Vijojnë kontrollet dhe operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.
Finalizohet faza e 23-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, nga Komisariati i Policisë Krujë.
Gjate fazës së 23-të u evidentuan dhe u asgjësuan 203 bimë të dyshuara narkotike kanabis.
Më parë si rezultat i fazave të mëparshme të këtij operacioni janë asgjësuar 12460 bimë narkotike kanabis.
Gjatë kontrolleve në kuadër të fazës së 23-të të megaopacionit, në fshatin Shqezë dhe Bruz Mali, Njësia Administrative Cudhi, Krujë, nga shërbimet e Policisë, u gjetën dhe u asgjësuan 203 bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.
Strukturat hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Operacioni i kontrollit të territorit vijon.