Një djalë 11-vjeçar është goditur nga rryma teksa luante në një kënd lojrash në Nea Joni, në Greqi.

Sipas informacioneve të ERT, fëmija ka qenë duke luajtur me shokët e tij kur ka vendosur dorën mbi telat e zhveshur të dalë nga një shtyllë elektrike. 11-vjeçari është rrëzuar përtokë duke vuajtur nga dhimbjet.

Nëna e tij, e cila gjendje aty afër, vrapoi për ta ndihmuar me fëmijën, teksa e dëgjoonte të ankohej për dhimbje në zemër.

Kardiologu që e ekzaminoi më pas u tha se ai “mbijetoi për mrekulli” këtij incidenti.