350 punonjës të nafës Gorrisht- Kocul ndodhen prej 1 jave në protestë. Ndërsa mësohet se sot kanë fikur të gjitha makineritë.

Puna është bllokuar pasi prej një jave punonjësit e Rafinerisë naftënxjerrëse të Gorrishtit kanë dalë në protestë duke ndërprerë punën deri në plotësimin e kërkesave.

Ata kërkojnë, njohjen e statusit të naftëtarit dhe indeksimin e pagës.

Sipas tyre edhe pse ka punonjës me mbi 25 vite eksperiencë vijojnë të paguhen me 45 mijë lekë në muaj.