Të paktën tetë izraelitë u plagosën pas një sulmi me makinë në Tel Aviv.
Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale treguan sulmuesin të vdekur në vendngjarje. Pasi ka përplasur njerëzit, terroristi ka dalë nga automjeti dhe thuhet se ka arritur të godasë me thikë në qafë njërën prej personave.
Një civil në vendngjarje qëlloi terroristin.
Në vendngjarje kanë mbërritur mjekët e MDA-së dhe po trajtojnë të lënduarit.
Zëdhënësi i Hamasit Hazem Qassem vlerësoi sulmin, duke thënë se “Sulmi heroik në Tel Aviv është përgjigja e parë ndaj krimeve të okupimit kundër popullit tonë në Jenin”.
“Okupimi do të paguajë çmimin për krimet e tij kundër Jeninit. Ne lavdërojmë heronjtë e popullit tonë dhe luftëtarët në Jenin.”.