Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Tiranë ku një 42-vjeçar është gjetur i pajetë në banesë nga familjarët e tij.
Sipas policisë, dyshohet se shtetasi A.Sh është vetëvarur. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policise:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 04.07.2023, rreth orës 13:55, në rrugën “Maliq Muço”, në banesë është gjetur nga familjarët i pajetë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi A. Sh., 42 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.