Filli i jetës iu pre një të riu, i cili pak pas mesnatës së së premtes humbi kontrollin e motorit të vogël që drejtonte dhe u përplas me një shtyllë dritash në rrugën Lakonikis, në Kalamata.
Sipas informacioneve nga Policia, 24-vjeçari me origjinë shqiptare, për një arsye të panjohur ka humbur kontrollin e motorrit në të djathtë të rrugës dhe ka përfunduar në një shtyllë, për pasojë i riu ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me autoambulancë në spitalin e Kalamatës.
Por plagët e tij ishin shumë të rënda dhe me gjithë përpjekjet e