“Ato mblidhen të gjitha, po duhet të ketë kujdes për fëmijët në plazh në ujë, nuk ka roje, as vrojtues as roje bregdetare. Edhe mund të shpëtonin nëse do të kishte roje. Ambulanca nuk hyri fare, i mori me mbulesa pasi pritën 20 minuta”, tha qytetari.
“Pamë një gjë të zezë, bënë masazh njerëzit, mezi erdhi një ambulancë, kur dolën nga deti ishin të vdekur, po bënë shumë masazh, na erdhi shumë keq për ta, hynë pushues dy tre, hyri ai plaku me atë varkën, duhet të jenë këta të shpëtimit, ka shumë dallgë sot”, tha një pushuese.
“Prindërit duhet t’i kenë pranë gjithmonë fëmijët, nën kontroll, ky është plazh i ri tani është hapur, prandaj nuk ka roje”, tha një tjetër pushues.
“Kishte dallgë, sapo erdhëm në mëngjes e pamë që kishte dallgë, fëmijët tentonin shumë të hynin, më erdhi e papritur se vetëm një moment pamë që një ndër personat që ishin aty ngriti dorën dhe në atë moment u turrëm, isha aty afër, ishte një me kajak, u turrëm dhe i kapëm, i nxorëm në breg i shtrimë, menduam se ishte një, kur pamë që ishin tre veta, ai babai ishte i bëshëm mezi e nxorëm, i nxorëm në breg dhe kush mundi nisi t’i bënte masazh”, tha njëri prej personave që u erdhi në ndihmë.
“Nëse edhe më shpejt nëse do të kishte pasur ndihmë mjekësore edhe do të ishte evituar, pashë që u sensibilizua e gjithë shoqëria aty, por ishte e kotë”, tha një tjetër.
Top Channel