Dita e sotme pritet të jetë një ditë tipike vere pa reshje në të gjithë territorin e vendit dhe me temperatura që do të arrinë në maksimalen e tyre deri në 37 °C.
Në zonat bregdetare temperaturat minimale dhe maksimale do të variojnë nga 21 / 32 °C.
Po ashtu në zonat e ultësirë temperaturat do të variojnë nga 20 / 37 °C.
Kurse në zonat malore do të kemi temperaturat minimale dhe maksimale nga 16 / 31 °C.
Ndërsa era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.