Ministrja Kushi: Jemi krenarë që përmbushëm angazhimin e dëftesave dhe certifikatave nga e-Albania

Këtë vit për herë të parë, u mundësua që prindërit tërhoqën dëftesat e fëmijëve të tyre përmes platformës E-Albania, pa e patur të nevojshme të paraqitjen fizikisht në institucione arsimore.

Përmes një postimi në rrjete sociale Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi thekson se tashmë dëftesat e nxënësve apo certifikatat e notave për maturantëve mund të printohen direkt nga sistemi, sa herë që të jetë e nevojshme.

“Jemi krenarë që këtë vit arritëm ta përmbushim me sukses angazhimin tonë që si certifikatat e notave të maturës, ashtu dhe dëftesat e nxënësve për çdo vit shkollor në sistemin parauniversitar, të printohen nga platforma e-Albania sa herë që dëshironi, pa qenë nevoja të drejtoheni fizikisht në institucionet arsimore.”

Gjithashtu ministrja bën me dije se janë lehtësuar procedurat edhe për ata që u duhet diploma jashtë vendit.

“Përveç kësaj, të gjithë ata të cilëve u duhen këto dokumente për jashtë vendit, janë lehtësuar edhe nga procedura e mëparshme për vulë legalizimi në QSHA, por drejtohen vetëm në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme për vulën apostile.”

POSTIMI I PLOTË I MINISTRES KUSHI

Të dashur nxënës dhe prindër,

Jemi krenarë që këtë vit arritëm ta përmbushim me sukses angazhimin tonë që si certifikatat e notave të maturës, ashtu dhe dëftesat e nxënësve për çdo vit shkollor në sistemin parauniversitar, të printohen nga platforma e-Albania sa herë që dëshironi, pa qenë nevoja të drejtoheni fizikisht në institucionet arsimore.

Përveç kësaj, të gjithë ata të cilëve u duhen këto dokumente për jashtë vendit, janë lehtësuar edhe nga procedura e mëparshme për vulë legalizimi në QSHA, por drejtohen vetëm në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme për vulën apostile.

Kjo arritje u bë e mundur si rezultat i bashkëpunimit me AKSHI-n dhe QSHA-në për ndërtimin dhe vënien në funksion të plotë të sistemit SMIP, si dhe falë përkushtimit e këmbënguljes maksimale të të gjithë mësuesve dhe zyrave arsimore për ta realizuar këtë shërbim në kohën e duhur.