Ka dalë para gjykatës 45-vjeçari shqiptar i cili vrau me 3 plumba mikun e tij, Shpëtim Bajrami në afërsi të një karburanti në Selanik mesditën e së enjtes (13 korrik).
Ndaj tij është ngritur akuza për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.
“Kohët e fundit kam marrë kërcënime serioze për jetën nga viktima. Ka pasur dy incidente të dhunshme ndaj meje nga viktima dhe jashtë karburantit jam sulmuar sërish nga ai”, ka thënë 45-vjeçari.
Autori i dyshuar i krimit ka hematoma dhe të nxira në kokë nga goditjet e viktimës me një send teksa 45-vjeçari qëndronte brenda automjetit para se ta qëllonte për vdekje Shpëtim Bajramin.
Ndaj është kërkuar ekspertiza për hematomat që ka në kokë.
Ngjarja e përgjakshme ka ndodhur në orën 12.35 të së enjtes jashtë një karburanti në rrugën Solonos 51.
Viktima dhe 45-vjeçari, me precedentë penalë, njiheshin me njëri-tjetrin dhe ishin ulur së bashku në një lokal pak para krimit. Ata janë konfliktuar në lokal dhe më pas janë larguar me makinat e tyre.
Sapo 50-vjeçari ka ndaluar makinën në pikën e karburantit, autori e ka ndjekur me automjetin e zi që drejtonte dhe është ndalur djathtas pranë tij, pa dalë jashtë.
Dy burrat filluan të debatonin dhe viktima iu afrua vrasësit të tij.
Shpëtim Bajrami e goditi me një send që mbante në dorë autorin nga dritarja e pasagjerit dhe ky i fundit iu përgjigj duke e qëlluar për vdekje.
Dyshohet se shkak i ngjarjes janë prishja e pazareve të drogës mes tyre.