Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune ku janë përfshirë y kamionë, të cilët janë përplasur në autostradën Tiranë-Durrës.
Si pasojë e përplasjes së madhe, njëri prej tyre është përplasur dhe me trafikndarësen e rrugës, teksa janë krijuar radhë të gjata në trafik.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë, mësohet se është bllokuar qarkullimi i automjeteve për disa minuta.
Policia ka mbërritur në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.