Një grua 56-vjeçare gjermane ka mbuluar trupin e saj me tatuazhe, për t’u dukur si “një fushë e bukur me lule”.

Kerstin Tristan ka fituar rreth 200 mijë ndjekës në Instagram falë pamjes së saj.

“Kur shikohem në pasqyrë, shikoj një fushë të bukur me lule që është e pamundur mos ta dashurosh”, thotë Tristan.

Gjyshja vendosi të mbushej me tatuazhe pasi nuk i pëlqente ngjyra e lëkurës së saj.