Një konflikt ka ndodhur në Korçë, ku 55-vjeçari me inicialet I.Q ka dhunuar motrën e tij. Ka qenë nipi i tij, 29-vjeçari me inicialet I.D i cili i ka dalë në mbrojtje të ëmës dhe ka kthyer dhunën ndaj 55-vjeçarit.
Në konflikt gjithashtu janë përfshirë dhe vëllai i 29-vjeçarit me babanë e tij.
Të dy qytetarët si 55-vjeçari dhe 29-vjeçari janë arrestuar, ndërsa ka filluar procedimi në gjendje të lirë për babanë dhe vëllanë e 29-vjeçarit.
Njoftimi i Policisë: DVP Korçë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit I. Q., 55 vjeç dhe I. D., 29 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit T. D., 58 vjeç dhe E. D., 27 vjeç, banues në Pogradec. Gjatë një konflikti mes këtyre shtetasve dyshohet se shtetasi I. Q. ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij, ndërsa 29-vjeçari (djali i motrës së shtetasit I. Q.) ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit I. Q. Në këtë konflikt janë përfshirë edhe dy shtetasit e tjerë T. D dhe E. D., babai dhe vëllai i 29-vjeçarit.