Kontrolle intensive në të gjithë qarkun duke përdorur radarë, dragerat, kamerat dhe makinat inteligjente, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që bëhen rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
Kontrollet intensive, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.
Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i këtyre kontrolleve, janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 drejtues për drejtim mjeti pa leje drejtimi, si edhe janë proceduar në gjendje të lirë 4 të tjerë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”
Gjithashtu gjatë kontrolleve janë ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 94 drejtues.
Janë ndëshkuar 280 drejtues mjetesh për parakalime të gabura.
136 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.
64 drejtues janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.
404 drejtues janë ndëshkuar për shpejtësi tej normave të lejuara.
Janë ndëshkuar 251 të tjerë për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Policia e Rrugore e Elbasanit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.