Shënohen parregullsitë e para në zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë së Rrogozhinës.

Janë identifikuar dy raste të fotografimit të votës dhe kjo ka bërë që të bllokohet përkohësisht procesi në një qendër votimi. Një grua është kapur në flagrancë dhe anëtarët e komisionit kanë nisur menjëherë verifikimet.

Ky akt është i dënueshëm dhe dënimi varion nga 3 muaj deri në 4 vjet burg. Abc News ka siguruar pamjet nga kjo qendër, në të cilën ka pasur edhe debate. Pavarësisht këtij episodi, KQZ-ja në të dhënat e saj thotë se pjesëmarrja e votuesve është e lartë.

Në dy orët e para numri i pjesëmarrësve ka shkuar mbi 5%, shifër kjo shumë herë më e lartë krahasur me procesin e 14 majit./ n.m.abcnews.al