Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore, në rrugën “Dritan Hoxha”, kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin Sh. Sh., pasi po përdorte aparatin celular dhe nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.
Me qëllim shmangien e masës administrative, ky shtetas ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke i ofruar atyre një shumë parash.
Në vijim të veprimeve, u referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Policia njofton se ka shkuar në 67 numri i drejtuesve të automjeteve, të cilët kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e detyrimeve ligjore apo të masave administrative.