Policia e Shtetit në Itali arrestoi Leonardo Marku i datëlindjes 1999 dhe Aleks Avdyli i datëlindjes 1996 (shtetas shqiptarë të parregullt në Itali) u ndaluan nga policia italiane në Parma pasi në dy shtëpitë që posedonin u gjetën 46 gr të kokainës (një pjesë e së cilës është paketuar tashmë në doza të gatshme për shitje), si dhe substancë prerëse dhe material për paketimin e drogës, shkruajnë mediat italiane, citon Ora News.
Hetimet nisën pas shqetësimeve të banorëve të zonës ku vepronin shqiptarët për lëvizje të personave të dyshimtë.
Pas arrestimit, dy shqiptarët janë dëbuar nga territori italian.
Ora news