Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Durrës, ku ka humbur jetën 52-vjeçari me inicialet A.K.
Sipas burimeve zyrtare, thuhet se nga kamioni me të cilin punonte, kanë rrëshqitur disa pllaka mermeri dhe e kanë zënë poshtë 52-vjeçarin.
Njoftimi i Policisë: Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 11:30, në lagjen nr.15, dyshohet se nga kamioni me të cilin punonte shtetasi A. K., 52 vjeç, kanë rrëshqitur disa pllaka mermeri dhe e kanë zënë poshtë këtë shtetas, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon të punojë për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.