Covidi javët e fundit sipas specialistëve është përhapur në fshatra dhe bashki të vogla të cilat kanë pasur numër të ulët të prekurish. Gjirokastra ka kaluar Tiranën për numrin e të infektuarve në raport me popullsinë.

Mjeku Artan Simaku nga Instituti i Shëndetit Publik tregon se pas këtyre dy qarqeve renditet Berati, duke lënë pas qarqe me një grumbullim më të madh qytetarësh si Durrësi, Fieri, apo Elbasani.

“Shkak grumbullimet dhe mos respektimi i masave nga bizneset. Përmirësim i situatës në qershor”, tha Simaku në një komunikim për mediat.

Arsye sipas mjekut në Institutin e Shëndetit Publik janë grumbullimet për shkak të zgjedhjeve, por dhe shpërfillja e masave anti Covid nga bizneset.

faxweb.al