FaxWeb

Fillimi  Aktualitet

Foto/ Fati i keq përndjek inspektoren e policisë, sot u aksidentua në Vorë, dy vite më parë e përplasi kamioni

10:55 | 09/08/2023

Foto/ Fati i keq përndjek inspektoren e policisë, sot u aksidentua në Vorë, dy vite më parë e përplasi kamioni

Një punonjëse policie ka mbetur e lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Vorës.

Inspektorja Arta Shurbi (e planëzuar në shërbim), është dërguar me urgjencë në spital, për ndihmë mjekësore.

Efektivja e plagosur ditën e sotme në Vorë, është aksidentuar edhe dy vite më parë tek “Casa italia”.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.08.2023, rreth orës 10:30 në Vorë, në afërsi të një karburanti, janë përplasur dy automjete, dhe si pasojë e përplasjes është dëmtuar punonjësja e Policisë së Qarkullimit Rrugor, Inspektore A. Sh., (e planëzuar në shërbim), e cila po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.