Në orët e para të mëngjesit të sotëm mediat serbe Kurir raportoi se gjatë mbrëmjes në një diskotekë në Budva u sulmua, Dritan Abazovic, kryeministri i Qeverisë Teknike të Malit të Zi.
Sipas kësaj mediaje, sulmi ndaj Abazoviç ka ndodhur gjatë performacës së Dino Merlin në diskotekën Top Hill, ndërsa në ato momente është krijuar një kaos, duke shtuar se u hodh gaz lotsjellës dhe Abazoviç i evakuua.
Por së fundmi ka reaguar policia e Malit të Zi për portalin RTCG, duke njoftuar se ngjarja nuk ka lidhje me kryeministrin dhe as nuk është kërcënuar në asnjë mënyrë siguria e tij.
Sipas policisë konflikti fizik ka ndodhur mes dy grupeve të të rinjve, por pa pasur lidhje me Abazoviç, pasi ky i fundit kishte dalë nga diskoteka në momentin që ka ndodhur ngjarja./abcnews.al