Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm te Diga e Liqenit Artificial.
Aksidenti mësohet se ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit, kur një mjet tip” BMW X6″ është futur tek diga e liqenit artificial dhe është përplasur më pas me murin rrethues.https://www.youtube.com/embed/Gr__WiPPawU?feature=oembed
Makinë e tipit “X6” po udhëtonte në “Rrugën e Kosovarëve”, ka dalë nga rruga duke fluturuar nga barrierat dhe ka përfunduar në digën e Liqenit të Tiranë
Mjeti është përplasur në zonën e autorizuar vetëm për këmbësorë. Drejtuesi është larguar pas aksidentit, por është identifikuar nga policia si Eldi Allushi.
“Më datë 22.08.2023, rreth orës 05:15, në Rrugën e Kosovarëve, dyshohet se automjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin Eldi Allushi, 26 vjeç, banues në Durrës, ka dalë jashtë rruge dhe është ngjitur në skarpatin e digës së liqenit, më pas është përplasur me bordurën mbrojtëse anës liqenit.
Drejtuesi ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i aksidentit.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, njoftoi policia.