Një modele vegjetariane e rrjetit, nënë e një djali një-vjeçar, insiston se e ushqen atë në mënyrë ‘vegane’ dhe se fëmija është në shëndet të përkryer duke u ushqyer me fara, kumbulla të thata e bulmet soje, ndërsa dënon prindërit që u japin fëmijëve të tyre ato qe quante ‘akullore të pista’.
36 vjeçarja nga Londra, Annabel Fenwick Elliott, thotë se kishte planifikuar prej kohësh të rriste si vegjeratian fëmijën e saj pasi kjo i jep dhe asaj vetë një mundësi për të përforcuar dietën bimore.
Ajo thotë se i biri Jasper, ka një dietë të larmishme me pure drithërash, arra kokosi, fara të ndryshme, fruta të thata, patate, patate të ëmbla, bizele, karrota, djathë soje dhe lëng limoni, ashtu si dhe qumështin e saj të gjirit dhe suplemente të tjera bimore për fëmijë.
Annabel thotë se do t’i japë mundësinë Jasper të zgjedhë dietën e tij kur të jetë më i rritur për të kuptuar, por shton se nuk pret që ai të heqë dorë nga ajo aktuale.
Ajo shpjegon: “Ai është shumë i edukuar me dashurinë për kafshët dhe do të zgjedhë të jetë vegan. Është një fëmijë i shëndetshëm dhe nuk ka qenë kurrë i sëmurë. Unë prisja që të më kritikonin për stilin tim të ushqimit por ende nuk e kam rastisur, të paktën jo në sy”.
Annabel shpjegon më tej : “Unë kur isha e vogël gjithnjë pyesja ‘Nga vjen mishi?’ dhe ‘A nuk është e gabuar të vrasim kafshët?’ por përgjigjet kishin qenë gjithmonë të përcipta.”
“Asnjë nuk më tregonte haptazi se ‘nuk i vrasim qentë pasi kemi ndjenja për ta’ ose “edhe derrat kanë ndjenja por nuk ka problem t’i vrasim’, por kjo gjithsesi ka një domethënie nëse e ushqen fëmijën me salçiçe”.
“E njëjta gjë dhe me produktet e bulmetit, unë mendoja se lopët prodhonin qumësht gjithë kohën dhe ne merrnim vetëm atë që tepronte”.
“Por në të vërtetë ato barsen me barrë sistematikisht dhe këlyshet u merren, ato milen intensivisht derisa nuk prodhojnë më, kur dhe therren”.
“Kjo më bën të ndjehem e sëmurë, veçanërisht tani që jam nënë. Nëse prindërit e mi do të ma kishin thënë këtë kur isha pesë vjeçe do të isha bërë vegane që atëherë”.
“Po e ushqej Jasper me një dietë bimore derisa ai të kuptojë vetë dhe të mund të zgjedhë atë që dëshiron të hajë”. Annabel thotë e i ka dashur kafshët që kur ishte e vogël dhe çuditet që e kuptoi kaq vonë se veganizmi ishte stili saj i jetesës.
“Unë ndalova të ha mish në 2011. Por të mësoja të vërtetën mbi fermat e bulmetit ishte gjëja më shokuese. Nuk mund të jesh vegjetarian dhe të konsumosh bulmet, sepse është ndoshta më keq se industria e mishit. Isha shumë e tronditur kur hoqa dorë nga djathi. Ne u mësojmë fëmijëve të jenë të sjellshëm me kafshët por u japim për të ngrënë produkte kafshësh, të cilat kanë kaluar abuzime të tmerrshme.”
“Më duhet shumë përmbajtje për të mos u thënë nënave që njoh: ‘A do që macja apo qeni yt të mos kenë jetën e një lope të fermës? Atëherë mos blej akullore!’, tha ajo duke iu referuar prodhimit të qumështit.
“Unë nuk ua them njeriu këto nëse nuk më pyesin, por do të kisha dashur të na e kishin mësuar në shkolla”.
“Dua vetëm që njerëzit ta kenë këtë informacion. Dua që im bir të dijë se nëse nuk ia bën dot vetë ato gjëra të tmerrshme kafshëve, atëherë mos te paguaj të tjerë që t’ia bëjnë për ty”.
Nutricionisti Sas Parsad, i rrjetit The Gut Co, thotë për Daily Mail se një dietë vegane mund të kryhet pa rrezik nëse plotësohet kujdesi dhe ushqyesit e fëmijës.
“Është e rëndësishme që fëmijët të marrin ushqyesit e nevojshëm për rritjen e zhvillimin e tyre si vitamine B12, hekur, kalcium dhe acide yndyre omega-3”.