Një makinë policie është aksidentuar në Fier, në zonën lindore të qytetit.
Aksidenti ka ndodhur pranë vendit te quajtur “Autogrilla”.
Automjeti i policisë ka qenë në një aksion dhe po shkonte drejt automjetit ku gjendej një person në kërkim në Spanjë.
Mësohet se nga përplasja e mjeteve, nuk ka të lënduar, ndërkohë që po kryhet ekspertiza për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Njoftimi i Policisë: Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 13:00, në lagjen “Sheq i Vogël”, Fier, automjeti tip “Suzuki” me drejtuese shtetasen R. H., 37 vjeçe, banuese në Fier, është përplasur me automjetin e Policisë tip “Hyundai” me drejtues punonjësin e Policisë F. G., 29 vjeç.
Si pasojë e përplasjes ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.