Policia në Maliq arrestoi në flagrancë shtetasin B. F., 34 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq, pasi në ambientin e një lokali në fshat, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje. 34 vjeçari ka dëmtuar edhe xhamat e lokalit.
Njoftimi i policisë Korçë:
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin B. F., 34 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq, pasi në ambientin e një lokali në fshat, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje. Gjithashtu, 34-vjeçari ka dëmtuar xhamat dhe disa orendi të lokalit në pronësi të shtetasit S. F.