Gjobitet me gjobë 15 000 lekë drejtuesi i një shoferi autobusi në Tiranë. Policia e Tiranës bën me dije se shoferi i urbanit është filmuar nga pasagjerët duke përdorur telefonin gjatë drejtimit të automjetit.
NJOFTIMI:
Policia Rrugore Tiranë ka ndëshkuar me masën administrative 15 000 lekë, drejtuesin e autobusit, i cili është filmuar nga pasagjerët, duke përdorur celularin gjatë drejtimit të automjetit, në kundërshtim me nenin 171 të Kodit Rrugor. Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë!
(BalkanWeb)