Një 40-vjeçar është ndaluar nga Rrugorja në Tiranë pasi tentoi të korruptonte policinë. Mësohet se 40-vjeçari për ti shpëtuar gjobës pasi ishte i dehur në timon, ka tentuar tu jap lekë policëve për ti shpëtuar gjobës.
Ndërkohë një tjetër është kapur pa vendosur rripin e sigurisë. Bëhet fjalë për 37-vjeçarin S. F, i cili po ashtu ka tentuar të korruptojë policët e Rrugores Tiranë.
Policia Rrugore Tiranë
Kontrolle të shtuara dhe të dedikuara, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet.
Shkon në 76 numri i drejtuesve të automjeteve, që kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e detyrimeve ligjore apo të masave administrative.
Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore kanë ndaluar, automjetin me drejtues shtetasin E.GJ, 40 vjeç, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjëndje të dehur, si dhe automjetin me drejtues shtetasin S.F, 37 vjec pasi është konstatuar pa vendosur rripin e sigurisë.
Me qëllim shmangien e masës administrative, drejtuesit e automjetit kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, duke i ofruar atyre një shumë parash.
Në vijim të veprimeve, u referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.