Kryeministri ende nuk ka dërguar në Presidencë emrat e ministrave të rinj për t’i dekretuar.
situata është e paqartë dhe nuk dihen arsyet pse po ndodh kjo vonesë në një kohë kur ka edhe një emergjencë, pasi Ministri i Jashtëm do duhet të jetë më 14 shtator në New York për të drejtuar mbledhjen e Këshillit të Sigurimit ku Shqipëria ka presidencën.
Gazetarja shton se akoma më e paqartë bëhet situata, pasi ditën e sotme Presidenti i Republikës është nisur për një vizitë 3-ditore në Kazakistan dhe kthehet të shtunën.
“Është e paqartë se pse qeveria nuk i ka përcjellë në presidencë emrat e ministrave të rinj, për të kërkuar një dekret, për sa kohë ka edhe një emergjencë.
Dekretimi i rëndësishëm është ai Ministrit të Jashtëm, pasi ka një afat kohor. Ai më 14 shtator duhet të jetë në New York. Ai duhet të jetë dekretuar, duhet të jetë votuar në parlament dhe duhet betuar në mënyrë që më pas në 14 shtator të shkojë në New York për të drejtuar një mbledhje të Këshillit të Sigurimit ku Shqipëria ka presidencën dhe ishte parashikuar të drejtohej nga Olta Xhaçka.
Në presidencë konfirmojnë se ende nuk kanë shkuar emrat nga qeveria, ndërsa vetë qeveria nuk saktëson arsye pse nuk e ka bërë një të tillë edhe pse Rama kishte premtuar ta kryente brenda ditës së djeshme.
Ajo çfarë pak më të paqartë situatën është ajo se Presidenti tashmë është nisur në një vizitë zyrtare 3 ditore në Kazakistan dhe kthehet ditën e shtunë.
Nëse emrat dërgohen sot nga qeveria, mbetet që ata të dekretohen pas të shtunës dhe më pas të kemi një seancë plenare të posaçme në mënyrë që qeveria e re të jetë në2 fuqi dhe ministri i jashtëm të mund të shkojë në New York” tha gazetarja.r.t/abcnews.al