Bashkia e Elbasanit ka propozuar ndryshim e emrit të disa prej agjensive të shërbimeve në Elbasan si dhe krijimin e dy agjensive të reja.
Konkretisht, në mbledhjen e rradhës së këshillit bashkiak do të propozohet : 1- Ndryshimi I emrit dhe numrit të punonjësve të institucionit vartës ‘’ Qendra e trashëgimisë kulturore’’.
2 – Ndryshimi I emrit dhe numrit të punonjësve të institucionit vartës nga ‘’Agjensia e Shërbimeve publike’’ në Agjensia e Shërbimeve Publike Rurale
Gjithashtu antëtarëve të këshillit bashkiak në mbledhjen e rradhës do ti propozohet krijimi I Agjensisë së Shërbimeve Publike Urbane dhe krijimi I Agjensisë së Pyjeve dhe Mjedisit.
Një tjetër pikë e rëndësishme për tu miratuar gjatë mbledhjes do të jetë edhe ajo për zgjedhjen e kryetarëve dhe kryesive në fshatrat e Bashkisë Elbasan.
Mbledhja e rradhës së Këshillit Bashkiak të Elbasanit do të mbahet më datë 13 Shtator.