FaxWeb

Fillimi  Flash

Përmbytjet në Greqi, gjenden të pajetë 2 të persona në Kardicë

19:10 | 07/09/2023

Përmbytjet në Greqi, gjenden të pajetë 2 të persona në Kardicë

Moti i keq ka shkaktuar tragjedi dhe dëme të mëdha në Greqi. Stuhia “Daniel” ka mbërthyer disa pjesë të vendit të cilat janë nën pushtetin e përmbytjeve. Vërshimi i ujërave ka sjellë edhe tragjedi me vete. Shumë persona janë raportuar të zhdukur, ndërsa shumë të tjerë po gjehen të pajetë nga forcat e emergjencës civile.

Në një fshat të Kardicës pasditen e sotme janë gjendur të vdekur dy gra të moshuara. Zjarrëfikëset njoftuan se brenda një vendbanimi në Kardicë u gjetën të pajetë trupat e dy grave të moshuara.

Më herët gjatë ditës së sotme, një blegtor 49-vjeçar i raportuar i zhdukur në Komunën e Komokosit u gjetë i pajetë.  49-vjeçari ishte viktima e katërt e stuhisë “Daniel” që ka mbërthyer vendin. Ditën e djeshme u gjet i vdekur një 82-vjeçar gjithashtu i raportuar i zhdukur.

Sot ministri i Emergjencave Civile doli para mediave dhe bëri një raportim mbi situatën duke deklaruar se zonat më problematike mbeten mes Trikalës dhe Kardicës.