TIRANË- Këtë të premte mbahet seanca gjyqësore për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu për shpërthimin e Gërdecit.

Në seancën e fundit, avokatët e ish-ministrit kërkuan heqjen dorë nga gjykimi i shkurtuar, por gjykata u shpreh se këtë kërkesë ka të drejtë ta bëjë vetëm i pandehuri.

Avokatët kanë bërë me dije se në gjykimin e zakonshëm do të kërkojnë ekspertizë të re për shkaqet e shpërthimit, ndërsa do të pyesin dhe dëshmitarë që nuk janë pyetur më herët, e po ashtu personat ndaj të cilëve ka përfunduar hetimi.

Sipas avokatëve, ka dyshime se shpërthmi nuk ishte aksident dhe dikush ka ndezur një zjarr të qëllimshëm brenda depos së demontimit të armëve.

Mediu akuzohet për shpërdorim detyre dhe shpërdorimit të detyrës të kryer në bashkëpunim me zinxhirin komandues ushtarak.

Ka dyshime se ish-ministrinë qeverinë Berisha,  në bashkëpunim me funksionarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe persona të tjerë, ka nxjerrë akte nën ligjore në kundërshtim me ligjin.

Shpërthimi i 15 marsit të vitit 2008 në fabrikën e demontimit të municioneve në Gërdec shkaktoi 26 të vrarë/n.m. abcnews.al